Trump: Koronavirusi po përdoret për të dëmtuar presidencën time!

Presidenti Donald Trump vazhdoi të fajësojë shtypin për krijimin e histerisë rreth shpërthimit të koronavirusit, dhe pretendoi se kjo histeri po përdoret si një armë politike kundër tij. Trump e ngriti këtë pretendim edhe pasi disa nga aleatët e tij republikanë në Kongres hynë vullnetarisht në vetë-karantinë.

Ditët e fundit, senatori Ted Cruz, Rep. Doug Collins, Rep. Paul Paul Gosar dhe shefi i ardhshëm i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Rep. Mark Meadows, njoftuan se po merrnin masa paraprake pasi zbuluan se kishin qenë në afërsi të një pacienti koronavirus në CPAC, në shkurt.

Të martën, Trump postoi se media po krijonte histeri masive me qëllimin e vetëm për të dëmtuar politikisht Presidentin.

Trump raportohet se nuk është testuar për koronavirus, pavarësisht se ka qenë në kontakt me dy prej kongresmenëve të vet-karantinuar.

SHKARKO APP