Trump marrëveshje 110 miliardë dollarë me Arabinë Saudite
Presidenti i SHBA Donald Trump dhe mbreti i Arabisë Saudite nënshkruan marrëveshjen e paralajmëruar, në bazë të së cilës Riadi do të blejë armë dhe sisteme mbrojtëse nga Shtetet e Bashkuara për 110 miliardë dollarë.
Por objektivi i palëve është edhe më ambicioz, të arrijë shifrën rekord prej 350 miliardë dollarësh në 10 vjet, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.
Firmat në marrëveshje janë hedhur nga dy liderët gjatë një ceremonie madhështore në pallatin mbretëror në Riad.
Tramp do të udhëtojë 8 ditë në 5 shtete të Lindjes së Mesme dhe Europës.
KOHA JONË SONDAZH

