FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trump: Mbështes Merkelin për shndërrimin e samitit të G20-ës në një sukses

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zhvilloi sot një diskutim të gjerë me kancelaren gjermane, Angela Merkel përpara samitit të G20-së javën e ardhshme, njoftoi Shtëpia e Bardhë, në mes të mosmarrëveshjeve midis dy liderëve.

“Presidenti Trump tha se ai mbështet kancelaren, Angela Merkel për ta shndërruar samitin e G20-ës, javën e ardhshme, në një sukses”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

“Gjatë bisedës telefonike, liderët diskutuan rreth marrëveshjes së Parisit për klimën, Iniciativës për Financimin e Sipërmarrjes së Grave dhe Tregtinë, duke përfshirë edhe çështjen mbi kapacitetin e tepërt global të çelikut”, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?