Trump mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, shkak sulmet në bazat amerikane

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është në një mbledhje me Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Marinsat qëndrojnë jashtë derës së ndërtesës ku është planifikuar të mbahej mbledhja. Media shtetërore iraniane ka njoftuar se Irani ka filluar përgjigjen e tij “të fuqishme dhe fitimtare” ndaj sulmeve amerikane.

Agjencia shtetërore Tasnim thotë se Garda Revolucionare e Iranit lëshoi ​​raketa në bazat amerikane në Katar dhe Irak. Në minutat e fundit, kemi parë raportime për shpërthime të dëgjuara në Katar.

“Irani nuk do të lërë pa përgjigje asnjë sulm ndaj integritetit të tij territorial, sovranitetit dhe sigurisë kombëtare në asnjë rrethanë”, thotë Garda Revolucionare e Iranit në një deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?