FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trump-Moon: Koreja e Veriut përbën një kërcënim madhor

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij koreanojugor, Moon Jae In vlerësuan se Pheniani përbën një kërcënim madhor, ndërkohë që OKB-ja sapo ka ashpërsuar sanksionet kundër Koresë së Veriut që të heqë dorë nga ambiciet e saj bërthamore.

“Dy krerët theksuan se Koreja e Veriut përfaqëson një kërcënim serioz të drejtpërdrejtë dhe madhor për SHBA-në, Korenë e Jugut, Japoninë si dhe për shumicën e vendeve të botës”, sipas një komunikate të Shtëpisë së Bardhë të publikuar pas një bisede telefonike mes dy homologëve.

Donald Trump dhe Moon Jae In kanë premtuar gjithashtu se do të aplikojnë të gjitha rezolutat në dispozicion kundër Koresë së Veriut dhe i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëjnë të njëjtën gjë. Këshilli i Sigurimit në OKB miratoi të shtunën njëzëri një rezolutë që përforcon ndjeshëm sanksionet që ekzistojnë kundër Koresë së Veriut. Nëse kjo rezolutë respektohet, ajo pritet t’i bllokojë phenianit një miliard dollarë të ardhura në vit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?