Trump mund të “braktisë marrëveshjen bërthamore të Iranit”

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mund të planifikojë të braktisë marrëveshjen bërthamore të Iranit, sipas raporteve të medias amerikane.

Nëse nuk arrin të certifikojë akordin, Kongresi do të vendosë nëse do të imponojë sanksionet ekonomike ndaj Iranit. Trump ka afat deri më 15 tetor për të vendosur.

Kundërshtimi ndaj marrëveshjes dominoi një pjesë të mirë të fushatës së tij për zgjedhjen President vitin e kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke u paraqitur për fotografët me liderë ushtarakë të enjten, ai tha se kjo ishte “qetësia para stuhisë” por refuzoi të jepte detaje të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka pasur spekulime që komentet e tij mund t’i referohen tensioneve të larta me Korenë e Veriut, por New York Times thotë se “njerëzit që janë informuar për këtë çështje” besojnë se kjo i drejtohej Iranit.

Trump u pa në Shtëpinë e Bardhë me gruan e tij Melania, si dhe udhëheqësit ushtarakë, pas takimeve të së enjtes, por para darkës së bashku. Duke marrë parasysh njerëzit rreth tij, ai pyeti shtypin nëse ata e dinin “çfarë përfaqëson kjo”.

“Ndoshta është qetësia para stuhisë,” tha ai.

Kur gazetarët e pyetën se cilës stuhi i referoheshin, ai u shpreh: “Do ta kuptoni.”

Trump më herët u kishte thënë zyrtarëve të lartë të mbrojtjes se ai priste që ata të ofronin “një gamë të gjerë opsionesh ushtarake … me një ritëm shumë më të shpejtë” në të ardhmen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?