Trump: Mur me Meksikën ose ‘mbyllim’ qeverinë federale

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka përsëritur kërcënimin e tij për të ”mbyllur” qeverinë federale, nëse Kongresi nuk kalon një projektligj që përfshin fonde për murin me Meksikën.

“Mbyllje nëse demokratët nuk votojnë për sigurinë kufitare!” shkruajti ai në Twitter.

Nëse asnjë projektligj nuk kalon dhe nënshkruhet nga Trump që nga e premtja mesnatë, atëherë fondet për disa agjenci federale do të bllokohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miratoi një projektligj të përkohshëm të shpenzimeve që përfshinte më shumë se pesë miliardë dollarë fonde për murin në kufirin me Meksikën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një nga premtimet kryesore të fushatës së Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 ishte ndërtimi i murit kufitar, të cilin ai tha se do ta financonte edhe Meksika.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?