Trump nominohet për çmimin Nobel për paqe 2021

Donald Trump është nominuar për çmimin  Nobel për Paqen për paqe pas arritjes së marrëveshjes mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Nominimi ka ardhur nga një anëtar i parlamentit norvegjes, Christian Tybring Gjedde, i cili veç të tjerash e ka lavdëruar Trumpin për arritjet e tij në zgjidhjen e konflikteve rreth botës.

Ai u shpres se Trump i përmbush tre kushtet e nevojshme për t’u nominuar për këtë çmim.

I pari është shoqëria midis kombeve dhe ai e ka bërë këtë përmes negociatave. Reduktimi i ushtrive dhe Trump e ka zvogëluar numrin e trupave në Lindjen e Mesme dhe kriteri i tretë është promovimi i kongreseve të paqes”– thotë Tybring Gjedde.

SHKARKO APP