Trump: Nuk do t’i heqim kufizimet deri sa njerëzit të jenë tërësisht të shëndetshëm

Presidenti i SHBA, Donald Trump, tha se ka një datë “në mendje” për lirimin e kufizimeve, por nuk do të bëjë ndryshime derisa ta dijë se qytetarët do të jenë të shëndetshëm.

“Ne po shohim një datë, shpresojmë se do të përmbushim një datë të caktuar, por nuk po bëjmë asgjë derisa ta dimë se ky vend do të jetë i shëndetshëm”, tha Trump.

“Ne nuk do të fillojmë ta bëjmë përsëri duke aplikuar kufizime përsëri, edhe nëse do të jetë në një shkallë më të vogël“, shtoi ai.

SHKARKO APP