Trump: Nuk përjashtojmë mundësinë ushtarake ndaj Venezuelës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë përjashtuar marrjen e një veprimi ushtarak kundër Venezuelës, ku presidenti Nicolas Maduro është akuzuar për përpjekje për vendosjen e diktaturës, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson së bashku me ambasadoren amerikane në OKB, Nikki Haley dhe këshilltarin amerikan të Sigurisë, McMaster zhvilluan dje një takim me presidentin Trump, në resortin e tij të golfit në Bedminster, New Jersey, ku diskutuan rreth çështjes së situatës në vendin e Amerikës së Jugut .

“Venezuela është kthyer në një rrëmujë të madhe, në një vend i rrezikshëm dhe në një situatë të trishtuar”, tha presidenti Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët , Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti i SHBA-së, Donald Trump kishte refuzuar një bisedë telefonike me homologun e tij venezuelian, Nicolas Maduro duke thënë se ai nuk do të komunikonte me të deri sa “demokracia të rivendosej” në Venezuelë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?