FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trump paralajmëron Londrën

Presidenti amerikan Donald Trump  ka dënuar për të tretën herë brenda ditës sulmet terroriste që tronditën kryeqyteti britanik mbrëmjen e djeshme.

“Ne duhet të ndalojmë së qeni politikisht korrekt dhe të punojmë për sigurinë e popullit  tonë – shkroi Trump në rrjetin social Twitter – Nëse nuk tregohemi të zgjuar gjërat vetëm do të përkeqësohen “.

Në një reagim të mëparshëm Presidenti amerikan shkroi SHBA-ja do të bëjë gjithçka për të ndihmuar Londrën dhe Britaninë e Madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne jemi me ju, Zoti ju bekoftë!”, u shpreh numri një i Amerikës

Swiss Digital Mobile Reklama

3 terroristë të armatosur me thika hynë me furi mes një turme njerëzish në Urën e Londrës,  me një fugon të bardhë, duke vrarë 6 persona.

Ata lanë automjetin dhe filluan të sulmonin njerëzit në zonën e njohur si “Borough Market” në anën jugore të lumit Thames, thanë dëshmitarët

7 persona kanë humbur jetën dhe 48 persona kanë pësuar lëndime dhe po trajtohen në spital.

Kryeministrja britanike tha se disa prej tyre janë në rrezik për jetën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?