Trump paralajmëron OKB-në për rolin destabilizues të Iranit

Presidenti amerikan, Donald Trump përsëriti akuzat kundër Iranit duke e cilësuar si destabilizues të Lindjes së Mesme, ndërkohë që ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley theksoi se ajo kishte prova të reja që tregojnë angazhimin iranian në konfliktin në Jemen.

Trump mori pjesë në një takim mes anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Këshillit të Sigurimit Kombëtar amerikan (NSC), gjatë të cilit ai konfirmoi se kishte shumë punë për të bërë në Shtëpinë e Bardhë.

Ai përmendi me këtë rast disa objektiva, mes të cilave dhe luftën kundër aktiviteteve destabilizuese të Iranit, fundin e luftës në Siri, luftën kundër terrorizmit dhe denuklearizimin e Koresë së Veriut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?