Trump paralajmëron padi ndaj BBC-së, nisur qe nga viti 2021

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se do ta padisë BBC-në javën e ardhshme, pas një versioni të redaktuar të fjalimit të tij të vitit 2021, të transmetuar nga programi “Panorama”. BBC kërkoi falje për gabimin, por refuzoi të ofronte kompensim financiar.

Duke folur me gazetarët në bord të Air Force One, Trump deklaroi: “Ne do t’i padisim ata mes një dhe pesë miliardë dollarë, ndoshta javën e ardhshme.”

Avokatët e tij kishin dhënë një afat BBC-së deri të premten në orën 22:00 GMT për t’u përgjigjur, ndërsa kërcënuan me padi njëmiliardëshe nëse nuk publikohej një tërheqje dhe kërkim falje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump akuzoi BBC-në për mashtrim ndaj publikut, duke bërë të dukej sikur ai po nxitonte në mënyrë të qartë njerëzit të sulmonin Capitol-in, më 6 janar 2021. Ai tha gjithashtu në një intervistë për “GB News”: “Nuk po kërkoj të bëj padi, por mendoj se kam detyrimin ta bëj. Nëse nuk e bëj, nuk e ndalon që të ndodhë përsëri me njerëz të tjerë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Skandali i “Panorama” çoi në dorëheqjen e dy drejtuesve të lartë të BBC-së, përfshirë drejtorin e përgjithshëm Tim Davie dhe shefen e lajmeve Deborah Turness.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?