Trump përballet me paralajmërime, kërcënohet me jetë së bashku me zëvendësin JD Vance
Një burrë është akuzuar për kërcënime të dyshuara në rrjetet sociale kundër Donald Trump dhe kandidatit të tij, JD Vance. Michael Wiseman u arrestua dje me akuzën e kërcënimeve me shkrim për të vrarë dy republikanët, sipas një deklarate nga Departamenti i Policisë. “Pas hetimit të raporteve dhe llogarisë së të dyshuarit në Facebook, detektivët e JPD zbuluan se Wiseman kishte bërë kërcënime të shumta kundër Trump dhe Vance, të cilët në fillim të kësaj jave u bënë përkatësisht kandidatët republikanë për president dhe nënpresident”, thuhet në deklaratë.