Trump personi i vitit nga ”Time”, revista përgënjeshtron

Revista Time ka hedhur poshtë versionin e presidentit amerikan Donald Trump, sipas të cilit ai refuzoi kërkesën për një intervistë dhe foto në prag të edicionit të pritshëm ku edhe do të shpallet personi i vitit.

Të premten, Trump në një postim në Twitter, kishte bërë të ditur se Time i kishte telefonuar duke i thënë se ndoshta ai do të shpallej personi i vitit. Por, më pas, Time tha se presidenti nuk ishte korrekt për çka kish thënë.

Trump i është akorduar ky titull vitin e kaluar. Revista e ka nisur traditën e shpalljes së personit të vitit në 1927 dhe shfaq në kopertinë personin që për të mirë apo për të keq ka pasur më shumë ndikim në ngjarjet e vitit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Revista fton lexuesit e saj të votojnë për personin që ata mendojnë se duhet ta mbajë këtë titull, por vendimi përfundimtar i takon botuesve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?