Trump: Po ndërtojmë një Amerikë të sigurtë e krenare

Presidenti Donald Trump ka shpallur “një moment të ri amerikan” në fjalimin e tij të parë drejtuar kombit.

Në një mesazh optimist të mbajtur në Kongres, shumë ndryshe nga fjalimi i tij i zymtë inagurues i vetëm një viti më parë, Trump u shpreh se administrata e tij “po ndërton një Amerikë të sigurtë, të fortë dhe krenare”.

Në fjalimin e tij prej 1 orë e 20 minutash, presidenti vlerësoi se kjo është koha më e mirë për të jetuar ëndrrën amerikane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zoti Trump i drejtoi një lutje kombit që të bashkohet si “një skuadër dhe si një familje amerikane”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ftesa i shkoi edhe demokratëve, me të cilët presidenti ka patur përplasje të shumta e bashkëpunim të pakët gjatë vitit të tij të parë në krye të vendit.

“Sot po i shtrij dorën anëtarëve të të dy partive, republikanë e demokratë, që të mbrojmë qytetarët tanë, të çdo prejardhjeje, ngjyre dhe besimi,” u shpreh Trump, duke iu drejtuar demokratëve të cilët kanë kritikuar haptazi politikat anti-emigracion të presidentit.

Sidoqoftë, kreu i Uashingtonit e bëri të qartë faktin se ai nuk do të heqë dorë nga muri kufitar me Meksikën. Disa demokratë madje vërshëllyen në shenjë pakënaqësie propozimet e Trump lidhur me emigracionin.

Në adresimin e presidentit nuk munguan as vlerësimet për ekonominë amerikane, e cila sipas Trump po lulëzon me plot 2.4 milionë vende pune të krijuara gjatë udhëheqjes së tij.

Pavarësisht faktit se fjalimi ishte i kursyer në detajet për politikat e Trump, një sondazh i CNN tregoi se 48% e të anketuarve iu përgjigjën pozitivisht adresimit të presidentit dhe 22% ishin disi pozitivë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?