Trump presidenti i ri i SHBA-së, Putin: Rendi i ri botëror po ngrihet

Presidenti rus Vladimir Putin gjatë fjalimit të tij në forumin e Valdait që po mbahet në rajonin turistik të Soçit në Detin e Zi, tha se një rend i ri botëror po ngrihet,

”Para syve tanë, po formohet një rend botëror krejtësisht i ri. Fuqitë e reja po ngrihen, popujt po ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë për interesat e tyre, për vetëvlerësimin, origjinalitetin dhe identitetin e tyre dhe po insistojnë gjithnjë e më shumë në arritjen e qëllimeve të zhvillimit dhe drejtësisë”, tha lideri rus.

Deklarata vjen vetëm dy ditë pasi Donald Trump u zgjodh presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara dhe njoftimit të Macron në Forumin Ekonomik, se Bashkimi Evropian po përgatitet për krijimin e një ushtrie, për të shmangur varësinë nga SHBA.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?