Trump pritet me protesta në Bruksel

Mijëra persona kanë marshuar në rrugët e Brukselit pas mbërritjes së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në kryeqytetin e Belgjikës në takimin me anëtarët e NATO-s dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian.

Protestuesit, duke filluar nga aktivistët e të drejtave për studentët, profesionistët dhe madje edhe adoleshentët janë kundër politikave të Trump për ndalimin e myslimanëve dhe ndërtimin e murit me Meksikën.
Pjesa më e madhe e tyre thanë se Trump është një miliardier që përfaqëson vetëm 1 përqind të popullsisë.

Unë mendoj se Amerika ka qenë për nëj kohë të gjatë vendi i lirisë dhe pavaresisë, por që tashmë edhe këto të drejta janë të kufizuara. Trump është një kloun i zgjedhur që do të heqë të gjitha ato që kemi e që kemi luftuar për t’i pasur” thotë një studente 19 vjeçare, Maria Garsia.
Aktivistët kanë ngritur një kamp që prej të dielës dhe që do të qendrojnë edhe për një javë ku po organizohen për protestat që do të mbyllen me mbylljen e samitit të NATO-s. Aktivistët në ‘Kampin e Paqës’ thanë se NATO nuk ishte një zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohet rajoni dhe po planifikonin të ndërhynin në një mënyrë “jo të dhunshme” në diskutimet e të enjtes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi i parë në Bruksel i presidentit të SHBA-së, Trump ishte ai me mbretin Philippe dhe kryeministrin Charles Michel. Brukseli është ndalesa e parafundit e presidentit amerikan i cili do ta mbyllë udhëtimin e tij tetë ditor me samitit e G7 në Siçili.

Swiss Digital Mobile Reklama

View image on TwitterView image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter

/Oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?