Trump qetëson tregjet, bie çmimi i naftës dhe gazit
Presidenti i Amerikës, Donald Trump qetëson tregjet, bie çmimi i naftës dhe gazit çmimi i naftës dhe gazit ra ndjeshëm të martën, pasi tha se lufta në Iran ishte drejt përfundimit.
Nafta bruto u shit me 120 dollarë për fuçi të hënën mes frikës se konflikti do të pengonte furnizimet me energji nga Lindja e Mesme, por pas komenteve të Trump u ul në 92 dollarë. çmimet e gazit po ashtu ranë dhe bursat rreth Europës dhe Azisë u rimëkëmbën…
Bosi i gjigandit të naftës në Arabinë Sauditë, Aramco, Amin Nasser ka paralajmëruar për pasoja katastrofike nëse ngushtica e Hormuzit, një itinerari kyç për tregtinë globale të naftës, do të mbetej e bllokuar. Gati 1/5 e naftës botërore kalon zakonisht përmes Hormuzit, por qarkullimi është paralizuar që prej nisjes së luftës më shumë se një javë më parë.
Të hënën presidenti amerikan Trump, qetësoi tregjet kur deklaroi se kishin ndërmarrë një ekskursion të vogël pasi ndjenë se do të eliminonin një të keqe.
KOHA JONË SONDAZH

