Trump sanksionon Turqinë – Bllokon negociatat tregtare prej sulmit të kurdëve në Siri
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një urdhër që autorizon sanksione kundër Turqisë dhe rriti tarifat ndaj importeve të çelikut, në kundërpërgjigje të sulmeve në Siri.
Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të ndalojnë menjëherë negociatat për marrëveshjen tregtare prej 100 miliard dollarë me Turqinë dhe do rrisin tarifat ndaj importeve të çelikut nga vendi me 50%.
Kjo vjen pasi Turqia nisi operacione ushtarake kundër forcave kurde në Sirinë e Veriut, ndërkohë që Trump urdhëroi tërheqjen e rreth 1,000 trupave amerikane nga Siria.
Zv/Presidenti Mike Pence tha se Trump ka biseduar me homologun Recep Tayyip Erdogan dhe i ka bërë thirrje që të ndalojë menjëherë sulmin kundër forcave kurde në Siri.
Trump e lajmëroi fillimisht urdhërin ekzekutiv që nënshkroi në një postim në Twitter, ku shkruante se urdhëri do mundësojë gjithashtu sanksione shtesë ndaj atyre që përfshihen në abuzime të të drejtave njerëzore, parandalimin e armëpushimit dhe çështje të tjera në lidhje me veprat e Turqisë në Siri.
Personat e vendosur në listë të zezë do të kenë pasoja të shumta, përfshirë sanksione financiare, bllokimin e pronave dhe ndalimin e hyrjes në SHBA.
Trump shtoi se trupat amerikane që largohen nga Siria do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme për të monitoruar situatën, ndërkohë që një pjesë e vogël e forcave do të drejtohen në Sirinë Jugore për të luftuar mbetjet e Shtetit Islamik.