Trump shkarkon kreun e FBI-së, James Comey

Presidenti amerikan, Donald Trump shkarkoi dje James Comey, kreu i FBI, policia federale amerikane, një vendim i papritur që ka shkaktuar një valë tronditjeje në Uashington.

FBI merret veçanërisht me hetimin mbi lidhjet e mundshme mes ekipit të fushatës së Donald Trump dhe Rusisë.

“FBI është një prej institucioneve më të respektuara të vendit tonë dhe sot do të shënohet një fillim i ri për agjencinë e aparatit tonë gjyqësor”, theksoi Trump në një komunikatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kërkimi për një drejtues të ri të FBI fillon menjëherë”, deklaroi Shtëpia e Bardhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një letër drejtuar James Comey dhe publikuar nga Shtëpia e Bardhë, Donald Trump i bën të ditur se ai i jep fund funksioneve të tij me efekt të menjëhershëm.

Ish-prokurori federal dhe ish-zëvendësministri i Drejtësisë, James Comey, 56 vjeç, prej shumë kohësh ishte bërë pjesë e republikanëve, por ai ishte emëruar nga ish-presidenti demokrat Barack Obama në postin e tij aktual.

Me ardhjen e tij në pushtet më 20 janar, Donald Trump i kishte kërkaur të qëndronte në funksion.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?