Trump shkurton 90% të fondeve për OBSH

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Donald Trump pritet të reduktojë forndet amerikane për Organizatën Botërore të Shëndetësisë me 90%, për të kontribuar të njëjtën shumë me Kinën. Në një letër zyrtare të zbuluar nga mediat, Presidenti tha se kontributi i përvitshëm i SHBA për agjencinë e shëndetit të OKB do të jetë vetëm $40 milionë.

Më parë SHBA jepte rreth $400 milionë në vit për OBSH, shumë më tepër se çdo vend tjetër, shifër kjo e kritikuar shpesh nga Trump. Ai ka akuzuar organizatën se mbron Kinën, edhe pse kjo e fundit sipas tij ka fshehur shifrat e vërteta të koronavirusit në vend, duke bërë që vende të tjera mos merrnin masat e duhura.

”Unë besoj se OBSH ka një potencial të madh dhe dua që agjencia ta arrijë këtë potencial, veçanërisht në lidhje me krizën e re globale. Prandaj kam vendosur që SHBA do të vazhdojnë partneritetin, por Kina ka një borxh të madh me botën dhe duhet të paguajë pjesën e saj të plotë në OBSH. Nëse Kina rrit kontributet e saj në OBSH, ne do të përpiqemi t’i përshtatemi atyre”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?