Trump shmangu taksat për 18 vjet
Dyshimet se kandidati republikan për president i SHBA-së Donald Trump ka shmangur shlyerjen e taksave për më shumë se 18 vite, janë ngritur nga gazeta amerikane New York Times.
Gazeta pretendon se ka dokumenta të cilat dëshmojnë se miliarderi deklaroi një humbje prej më shumë se 900 milionë dollarë si pasojë e deklarimit të të ardhurave në 1995. Sipas Neë York Times humbja është kaq e madhe sa mund ti ketë mundësuar kandidatit republikan të shmangë shlyerjen e taksave në mënyrë të ligjshem për më shumë se 18 vite.
Deri tani Donald Trump ka refuzuar të deklarojë të ardhurat dhe shlyerjen e taksave dhe as ka mohuar dhe as konfirmuar humbjen e deklaruar.
Kandidatja demokrate Hillary Clinton e ka sulmuar rivalin e saj republikan për këtë çështje madje në debatin e parë mes tyre ajo tha se ai po fsheh dicka të tmerrshme. Kur Clinton e akuzoi se nuk po paguante taksta, Trump iu përgjigj: Kjo nënkupton se jam i zgjuar.
Drejtuesit e fushatës së miliarderit reaguan pas shkrimit të New York Times duke e akuzuar gazetën si një zgjatim të fushatës së Clinton, ndërsa sqaruan se Trump është një biznesmen i përgjegjshëm që ka shlyer taksat sipas ligjit. Ndërkohë që kanë mbetur edhe 5 javë për fushatën mes dy rivalëve, sondazhet nxjerrin në krye demokraten Klinton me një avantazh prej 3-4 %.