Trump shpërthen ndaj librit të Michael Wolff: I mbushur me gënjeshtra e burime që nuk ekzistojnë
SHBA-Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se libri i gazetarit Michael Wolff që përmban akuza të dëmshme rreth administratës së tij është i “mbushur me gënjeshtra”. Në librin “Zjarr dhe Zemërim, brenda Shtëpisë së Bardhë të Trump’ i cili doli në qarkullim këtë të premte, ish-këshilltari i tij Steve Bannon citohet se e ka përshkruar një takim me rusët, në të cilin mori pjesë edhe djali i presidentit Trump, si “tradhti”. Sipas librit të Wolff, ekipi i Trump ishte i shokuar dhe i tmerruar nga fitorja e tij në zgjedhjet presidenciale.
Zonja e parë Melania Trump qau nga dëshpërimi natën e zgjedhjeve kur i shoqi u zgjodh president; Trump ishte i inatosur që yjet më të njohura të Hollywood-it nuk morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit; vajza e tij Ivanka po planifikon që të bëhet gruaja e parë presidente dhe se ajo tallet me stilin e flokëve të babait të saj. Libri gjithashtu e protretizon Trump si shumë të surprizuar pas fitores së presidencës në nëntor të 2016.
Avokatët e Trump u përpoqën që të ndalojnë publikimin e librit dhe përmes një njoftimi ligjor të publikuar nga ‘Washington Post’ kërkuan që autori Michael Wolff dhe botuesi i librit të ndalojnë menjëherë publikimin ose shpërndarjen e librit. Libri bazohet në më shumë se 200 intervista të autorit në Shtëpinë e Bardhë ndërkohë që disa ekstrakte të librit tashmë të publikuara janë kritikuar.
Ndërkohë Trump përmes një postimi në Twitter tha se nuk i kishte dhënë akses autorit Michael Wolff në Shtëpinë e Bardhë dhe se libri i tij “ishte i mbushur me gënjeshtra, keqinterpretime dhe burime që nuk ekzistojnë”.
/BW
KOHA JONË SONDAZH

