Trump siguron Netanjahun: Irani, kurrë armë bërthamore

Presidenti Donald Trump garantoi Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë në asnjë formë e mënyrë që Irani të shndërrohet në një fuqi bërthamore.

Zotimin Trump e bëri në Izrael, ndalesa e radhës e tij si pjesë e vizitave dhe takimeve në Lindjen e Mesme.

Trump dhe Netanjahu biseduan gjatë me njëri-tjetrin dhe në përfundim të takimit të dy folën me tone të ashpra ndaj programit bërthamor të Iranit dhe në shënjestër ishte edhe marrëveshja e nënshkruar nga administrata Obama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Donald Trump e quajti këtë marrëveshje si “të tmerrshme”, ndërkohë që bëri edhe thirrje për arritjen e një marrëveshjeje mes izraelitëve dhe palestinezëve, por pa thënë sesi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Preferoj që këtë ta bëjnë vetë palët përmes bisedimeve direkte mes tyre”, tha Trump.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?