Trump “sugjeron” kurën e injeksioneve me dezinfektues dhe zbardhues për të luftuar koronavirusin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i afrohen rekordit të trishtuar të 50 000 të vdekurve nga koronavirusit. Rastet e konstatuara deri tani sipas Universitetit Johns Hopkins, janë 869 172 dhe vdekje 49 963.

Ndërkohë presidenti Trump ka shkaktuar polemika në vend për saj përket “sugjerimeve” të tij se si të luftojnë koronavrirusin.

Gjatë konferencës së djeshme për shtyp në Shtëpinë e Bardhë Trump ftoi shkencëtarët të testojnë përdorimin rrezeve ultravjollcës dhe injeksioneve me dezinfektuesve dhe zbardhuesve të rrobave për të parë nëse ata vrasin koronavirus.

Sugjerimet e Trump menjëherë ndezën një sërë kritikash ndaj tij ndërsa ekspertët e quajtën ‘të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm” idenë e tij për të kuruar COVID-19.

Sipas tyre kjo ide e tij mund të shtyjë disa njerëz që të përpiqen të injektojë dezinfektuesin vetë në shtëpi nga frika e virusit dhe kjo shkakton efekte shkatërruese në organizëm.

SHKARKO APP