Trump telefonon Presidentin e Kinës: Me ngrohjen e motit koronavirusi do të zhduket

Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një telefonatë me homologun kinez Xi ku thotë se me rritjen e temperaturave koronavirusi do të dobësohet dhe zhduket.
Trump komplimenton Kinën për punën disiplinore që po bën në luftën kundër koronavirusit dhe shpreh bindjen se Presidenti Xi do të ketë sukses.

”Sapo pata një bisedë të gjatë dhe shumë të mirë përmes telefonit me Presidentin Xi të Kinës. Ai është i fortë, i mprehtë dhe i përqendruar fuqishëm në udhëheqjen e kundërsulmit ndaj Koronavirus. Ai e ndjen se po shkojnë shumë mirë, madje po ndërtojnë edhe spitale për ccështje ditësh…
…ai do të jetë i suksesshëm, veçanërisht kur moti fillon të ngrohet & virusi shpresojmë se bëhet më i dobët, dhe më pas do të zhduket. Disiplinë e madhe po zhvillohet në Kinë, pasi Presidenti Xi udhëheq me forcë atë që do të jetë një operacion shumë i suksesshëm. Ne jemi duke afër ngushtë me Kinën për të ndihmuar!”- shkruan Trump në twitter.

 

SHKARKO APP