Trump: Terroristi i Nju Jorkut duhet të marrë dënimin me vdekje
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se personi i cili realizoi sulmin në Manhatan ku humbën jetën 8 persona duhet të marrë dënimin me vdekje.
“Terroristi i Nju Jorkut ishte i lumtur kur ai kërkoi të ulte flamurin e ISIS në dhomën e tij të spitalit. Ai vrau 8 vetë, plagosi rëndë 12 të tjerë. Duhet të marrë dënimin me vdekje”, shkruan Trump në twitter.
Emigranti uzbek është akuzuar nga prokurorët e SHBA-së si autor i sulmit me kamion në Nju Jork.
Sayfullo Saipov, 29 vjeç, akuzohet gjithashtu për mbështetje të Shtetit Islamik
Ai u qëllua dhe u plagos nga policia në vendin e sulmit dhe mori trajtim në spital.
KOHA JONË SONDAZH

