Trump uron Erdoganin pas fitores së diskutueshme, zbulohet biseda mes tyre
Presidenti amerikan Donald Trump ka uruar Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për fitoren e tij në referendumin e së dielës që i dha atij fuqi gjithëpërfshirëse. Në një telefonatë, presidenti amerikan gjithashtu falenderoi z. Erdogan për mbështetjen që Turqia dha për sulmin me raketa të Amerikës në një bazë ajrore të Sirisë në 7 prill.
51.4% e votuesve turq mbështetën ndryshimet kushtetuese që vendi të bëhet Republikë Presidenciale. Erdogan hodhi poshtë kritikat nga vëzhguesit ndërkombëtarë të cilët thanë se ai ishte favorizuar nga një “fushatë e pabarabartë”.
Fitorja e ngushtë u miratua nga trupi zgjedhor i Turqisë, pavarësisht pretendimeve të parregullsive nga ana e opozitës.
Në një zhvillim të veçantë, Turqia vijon ende gjendjen e jashtëzakonshme, kjo edhe për tre muaj. Masat, të paraqitura pas një grushti të dështuar korrikun e kaluar, u vendosën të skadojnë brenda dy ditëve.
Në një deklaratë të hënën, Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Trump diskutoi me homologun e tij turk. Në deklaratë thuhet se dy krerët “ranë dakord për rëndësinë e mbajtjes së llogaridhënies së Presidentit Sirian Bashar al-Assad. Ata gjithashtu diskutuan kundër ISIS”.
Marrëdhëniet ndërmjet Uashingtonit dhe Ankarasë kohët e fundit janë tensionuar nga disa çështje kryesore.
Një nga ankesat kryesore të Turqisë ndaj SHBA-së është politika e nisur nga administrata e Obamës për mbështetjen e luftëtarëve kurdë në Siri të cilët po luftojnë kundër forcave të ISIS.
Të dyja palët po ashtu janë në ballë të Fethullah Gulenit. Turqia akuzon klerikun që jeton në Pensilvani të SHBA-së, për orkestrimin e grushtit të dështuar dhe kërkon që ai të ekstradohet në Turqi.
Zyrtarisht Uashingtoni këmbëngul se çdo vendim për kthimin e tij në Turqi nga SHBA mbetet një gjyqësor më shumë sesa politik.
Burimi:BBC/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë
KOHA JONË SONDAZH

