Trump- ushtrisë amerikane: Ju jap 30 ditë afat të ‘shfarrosni’ ISIS-in!

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv drejtuar ushtrisë amerikane që të zhvilloje një plan paraprak për të mundur Shtetin Islamik në Irak dhe Siri. Ai diskutoi çështjen më parë në një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

“Është pjesë e politikës  së Shteteve të Bashkuara që ISIS- të  mposhtet – thuhet në urdhrin e publikuar në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë të shtunën.

“Brenda 30 ditëve, një draft paraprak i Planit për  të mposhtur ISIS-in do t’i dorëzohet Presidentit nga Sekretari i Mbrojtjes”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Plani gjithëpërfshirës duhet të përfshijë udhëzime mbi përdorimin e diplomacisë publike, operacionet e informacionit, dhe strategjive kompjuterike për të izoluar dhe të delegjitimuar ISIS dhe ideologjinë e saj radikale islamike”,- thuhet  më tej në deklaratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?