Trump ‘vendim të prerë’: Ndërpriten të gjitha financimet për abortin
Presidenti i SHBA-ve nënshkroi pa hezitim një dekret që ndalon fondet federale të financuara nga organizatat ndërkombëtare joqeveritare që mbështesin abortin.
Menjëherë pas vendimit kanë ardhur edhe reagimet e para nga aktivistët, të cilët e kanë quajtur bllokimin e financimit të abortit si një sulm mbi shëndetin e grave.
Por gjithashtu dje, Trump ka mbajtur edhe premtim që ka dhënë gjatë fushatës zgjedhore, duke nënshkruar një urdhër ekzekutiv për t’u tërhequr nga Partneritetit Trans-Pacifik (TC).
Marrëveshja e tregtisë së 12 kombeve, ishte pika kyç e politikës së ish Presidentit Barak Obama për Azine.
KOHA JONË SONDAZH

