Trump viziton Izraelin nën forca të shumta sigurie: Të shfarosim terroristët nga Toka

Në turin e tij të parë të vizitave jashtë vendit, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ndodhet tashmë në Izrael. Ai udhëtoi nga Arabia Saudite, një aleat kyç i SHBA-së, ku dha një fjalim për arabët dhe liderët myslimanë.

Trump gjithashtu do të zhvillojë bisedime me liderët e Palestinës dhe Izraelit gjatë ndalimit të tij dy-ditor atje.

Presidenti e ka quajtur marrëveshjen e paqes mes Izraelit dhe Palestinës si “gjëja e duhur”, por shtoi se duhet të vihet sa më shpejt në zbatim. Trump tha se preferon t’ia lërë palëve ta zgjidhin marrëveshjen me bisedime. Në samitin e zhvilluar në Riyadh të shtunën, Trump i bëri thirrje liderëve arabë dhe myslimanë që të marrin pjesë në luftën kundër militantëve islamikë për “shfarosjen e tyre nga Toka”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Donald Trump ishte i pranishëm në Izrael me bashkëshorten e tij Melanie dhe vajzën Ivana nën shoqërinë e forcave të shumta sigurie, shkruan BBC.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?