Trump voton në Florida: Një nder i madh

Presidenti amerikan Donald Trump votoi herët në mëngjesin e së shtunës në West Palm Beach, Florida. Pas votimit, ai iu drejtua një grupi mbështetësish duke u thënë: Votova  për një djalë me emrin Trump”.

Trump kaloi rezidencën e tij zyrtare vitin e kaluar në klubin e tij privat në Mar-a-Lago nga New York, pasi u ankua se politikanët në shtetin e tij e kishin trajtuar padrejtësisht.

“SAPO VOTOVA. Një nder i madh!” shkroi ai më vonë postoi në Twitter.

Nga ana tjetër, zv/presidenti Mike Pence dhe bashkëshortja e tij Karen hodhën fletëvotimet e tyre të premten në një vend Indianapolis.

Sondazhet tregojnë se Biden drejton garën kundër Trump në shkallë kombëtare, por diferenca është shumë e ngushtë në shtetet vendimtare të betejës që do të vendosin zgjedhjet. Trump do të drejtohet drejt tre prej tyre pas votimit, duke mbajtur tubime në Karolinën e Veriut, Ohio dhe Wisconsin.

SHKARKO APP