Truproja i Presidentit të ri Francez, “lë të gjithë pa mend” (FOTO)

Mediat franceze e kanë pagëzuar me emrin “Golia” (personazhi i Biblës) dhe arsyeja është e qartë për shkak të përmasave. Emmanuel Macron nuk duhet të trembet për sigurinë e tij, të paktën përsa kohë përkrah tij është Makao, truproja e tij.

I gjatë 2 metra e 13 cm, me origjinë kongoleze, prej 9 muajsh ai është kthyer në hijen e presidentit të sapozgjedhur francez. Për të nuk dihet shumë, përveç emrit, Makao.

Sipas gazetares, të gjithë ishin në radhë për të bërë një “selfie” me të. Vetë Macron ka bërë shaka me praninë e tij, kur po jepte një deklaratë për gazetarët. “Kujdes. Është dikush mbrapa jush”, tha ai duke iu referuar Makaos, për të bërë shaka edhe me atë vetë. “Kujdes, se po u rrëzove mund të vrasësh dikë”, i tha Macron, duke iu referuar vetes së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?