Tubim më 26 Maj, Vuçiç: Nuk do jem më kryetar i partisë, por do të vijoj në krye të shtetit
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thirrur serbët në një tubim më 26 maj, në Beograd, për të njoftuar qytetarët për zgjedhjet që do të mbahen këtë vjeshtë, me gjasa në shtator.
Opozita ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshë pas dy tragjedive që ndodhën në Serbi në fillim të majit, por Vuçiç është përgjigjur shkurt, duke thënë se puna funksionon shkëlqyeshëm.
“Nuk është problem nëse jeni pro zgjedhjeve, më 26 maj do të informoj popullin, do shkojmë në zgjedhje. Kjo do të thotë që ne më së voni në shtator do të shkojmë në zgjedhje. Por ju nuk do të zgjidhni cilat zgjedhje sepse ky nuk është shatërvan dëshirash dhe shteti nuk është lodër, e për çdo gjë tjetër nëse doni të flisni për reality show dhe organi rregullator për mediat elektronike, për gjithçka tjetër, jemi gati”, tha Vuçiç duke iu drejtuar liderëve të opozitës.