Tunizia kritikon Izraelin: Edhe sa fëmijë do të humbin jetën e tyre?
Tunizia ka kritikuar ditën e sotme Izraelin për bombardimet në Gaza. ”Aljazeera”, shkruan se Tunizia gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se nuk ka krim më të keq se sa vrasja e fëmijëve të pafajshëm duke përfshirë këtu edhe foshnjet. “Sa fëmijë do të humbin jetën e tyre? Cili krim mund të jetë më i keq sesa vrasja e fëmijëve të pafajshëm, përfshirë foshnjat?“, tha ministri i Jashtëm tunizian Othman Jerandi.