Turi i Papës në Hungari, do të takohet me Orban
Pas lajmeve për rëndim të shëndetit, Papa Françesku do të takohet me kryeministrin populist hungarez Viktor Orban gjatë një ndalese të shkurtër në kryeqytetin Budapest.
Takimi pritet të nxjerrë në pah dallimet midis pikëpamjeve të Papës dhe politikave nacionaliste dhe anti-emigrante të Orban. Ky është udhëtimi i tij i parë ndërkombëtar që nga operacioni në fillim të këtij viti.
Papa ka kritikuar më parë udhëheqësit politikë që u përpoqën të ngrenë barriera për të mbajtur emigrantët jashtë, dhe në vitin 2019 dhuroi para për të ndihmuar emigrantët në Meksikë që kërkojnë të arrijnë në kufirin amerikan.