Turistët “infektojnë” Kroacinë me Covid-19

ID:289272163

Kroacia ka qenë një prej vendeve më të vizituara të këtij sezoni veror, por bumi turistik nuk erdhi pa kosto. Vendi raportoi 219 infektime të reja në 24 orët e fundit, shifra më e lartë kjo që prej konfirmimit të rastit të parë në 25 shkurt.

Kroacia hapi kufijtë në muajin korrik dhe më shumë se 2 milionë turistë hynë në shtetin e Europës juglindore gjatë muajit të kaluar, 54 për qind më shumë se sa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shumë prej vendeve fqinje e kanë listuar Kroacinë si vend me rrezik të lartë. Ministria sllovene e shëndetësisë tha se dhjetëra raste të konfirmuara gjatë javës së fundit ishin importuar nga Kroacia dhe të enjten riktheu kufizimet ndaj personave të ardhur nga ky vend.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?