Turizimi i vaksinimit në Moskë: Të gjithë duan Sputnik V

Përveç rusëve, studentë të huaj që studiojnë në vend, por dhe rusë që jetojnë jashtë atdheut, kërkojnë dhe marrin vaksinën antiCovid të Sputnik V, edhe pse dikush shprehet se doza e parë është e dhimbshme, shkakton temperaturë, dhimbje koke dhe trupi.

Por pavarësisht kësaj njerëzit  janë të lumtur që kanë mundësi të vaksinohen, duke theksuar se ka qenë vaksina e parë e prodhuar dhe është shumë e mirë. Në Moskë studentë nga Vietnami, Indonezia, SHBA dhe Italia janë vaksinuar.

Por me kufijtë e Rusisë pjesërisht ende të mbyllur nuk është e lehtë për të huajt që të hyjnë në vend. Pjesa më e madhe e atyre që vijnë janë rusë të cilët jetojnë në vende të tjera dhe janë rikthyer në atdhe për të marrë vaksinën. Ata largohen më  pas me certifikatën e vaksinimit dhe me shpresën se ajo do iu njihet në vendet ku do shkojnë.

Dhe pse Zyrtarisht, vetëm rusët mund të vaksinohen me Sputnik V në atdhe. Por ky rregull nuk aplikohet në praktikë./abcnews.al

SHKARKO APP