“Turp për Europën, mjaft me shfaqje klounësh”

Ministrat e Financave të BE-së dështuan të arrijnë një marrëveshje për më shumë mbështetje për ekonomitë të tyre të goditura nga pandemia e Covid-19. “Reuters”, shkruan se një mosmarrëveshje midis Italisë dhe Holandës, se cilat kushte duhet t’i bashkëngjiteshin kredisë së eurozonës për qeveritë që luftojnë kundër pandemisë, ka bllokuar përparimin mbi marrëveshjen e ndihmës prej gjysmë trilioni eurosh.

“Italianët duan që një referencë e ndërsjelltë e borxhit si një instrument i mundshëm i rikuperimit të analizohet më shumë në të ardhmen. Holandezët thonë jo. Pas 16 orësh diskutimesh erdhëm pranë një marrëveshjeje, por ende nuk e kemi një të tillë”, tha kryetari i “Eurogroup”, Mario Centeno. “Unë pezullova takimin e Eurogroup dhe ne do të vazhdojmë sërish nesër”.

Ministrat e Financave të vendeve anëtare po përpiqen të bien dakord për një paketë masash për të ndihmuar qeveritë, kompanitë dhe individët në eurozonë. Sipas një zyrtari që mori pjesë në takim, ministri francez, Le Maire, tha në një moment gjatë natës “Turp për ju, turp për Europën, mjaft me shfaqje klounësh”. Shpresat ishin të binin dakord për një program gjysmë trilionë eurosh për të qetësuar rënien ekonomike dhe rimëkëmbjen e financave nga pandemia.

Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz, shkroi “Në këtë orë të vështirë, Europa duhet të qëndrojë e bashkuar. Së bashku me (ministrin francez të Financave) Bruno Le Maire, u bëj thirrje të gjitha vendeve të euros që të mos refuzojnë të zgjidhin këto çështje të vështira financiare dhe të lehtësojnë një kompromis të mirë për të gjithë qytetarët”. BE-ja tashmë ka pezulluar kufijtë e ndihmës shtetërore dhe i ka lejuar shtetet anëtare të fryjnë borxhin e tyre dhe të shpenzojnë më shumë. Spanja, Franca dhe Italia thonë se kjo nuk është e mjaftueshme dhe kanë hedhur diskutimin për më shumë mbështetje si një provë ekzistenciale të solidaritetit që mund të mbajë ose prishë BE-në.

Përkthyer nga EUtoday

SHKARKO APP