Turqi, 98 viktima nga COVID-19, mbi 1,200 në total

Turqia ka regjistruar 98 viktima të tjera në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19 me një numër total prej 1,296 të vdekur.

Ndërkohë edhe 4,093 persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv në testet e kryera gjatë kësaj periudhe kohore ku gjithsej janë 61,049 të infektuar.

Por edhe numri i të shëruarve ka pësuar rritje ku 3,957 persona kanë lënë spitalet të shëruar.

Aktualisht 1,786 pacientë ndodhen në terapi intensive.

Në të gjithë vendin deri më tani janë kryer 410,556 teste në Turqi.

SHKARKO APP