Turqi, arrestohen 54 ish anëtarë të stafit të Universitetit të Stambollit

Autoritetet turke akuzojnë mësuesit dhe stafin administrativ të për përdorimit të e-mailit të koduar të përdorur shpesh nga mbështetësit e Fethullah Gylenit, armikut të betuar të presidentit.

Një vit e gjysmë pas grushtit të dështuar në korrik 2016, policia arrestoi 54 anëtarë të stafit të ish Universitetit të Stambollit Fatih, njoftoi agjensia e lajmeve anatoliane të mërkurën.
Shkolla ishte mbyllur pas përpjekjes së grushtit të shtetit, një dekret presidencial që ndalonte veprimtarinë e tij. Janë nxjerrë gjithsej 171 urdhër arreste kundër stafit administrativ dhe mësuesve në Universitetin Fatih.
Autoritetet thonë se mesazhet janë përdorur shpesh nga mbështetësit e Fethullah Gulen, një predikues musliman në mërgim në Shtetet e Bashkuara. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan siguron se ish aleati i tij – dhe tani një armik i betuar – është nxitës i përpjekjes së grushtit të shtetit. Akuza që Gyleni e mohon. Që nga mbrëmja e 15 deri më 16 korrik 2016, më shumë se 50,000 njerëz, përfshirë zyrtarë qeveritarë dhe anëtarë të shërbimeve të sigurisë, janë burgosur dhe më shumë se 150,000 janë shkarkuar ose pezulluar si pjesë e goditjes nga Erdogan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?