Turqi, dhjetëra të arrestuar gjatë tubimeve për 1 Majin në Stamboll dhe Ankara

Të paktën 42 persona u arrestuan sot në Stamboll dhe Ankara në përpjekjen për të zhvilluar marshime me rastin e Ditës së 1 Majit në mes masave parandaluese të koronavirusit të ri (COVID-19).Midis të arrestuarve ishte dhe Arzu Cerkezoglu, kreu i Konfederatës së Sindikatave Progresive (DISK).

Rreth 15 persona u arrestuan kur një grup u mblodh para Zyrës qendrore të DISK-së në qarkun Beshiktash të Stambollit dhe u përpoq të marshonte drejt sheshit ”Taksim”, megjithë paralajmërimet e policisë.Gjithashtu, 11 persona u arrestuan në qarkun Kadikoy të Stambollit në anën anatoliane në përpjekje për të mbajtur tubim.

Të paktën 12 persona të tjerë u arrestuan në qarkun Sisli të Stambollit ndërsa tentonin të marshonin drejt sheshit ”Taksim”.Departamenti i Policisë së Stambollit deklaroi se gjithsej 44 756 personel janë në detyrë si pjesë e masave për të parandaluar tubimet në mes të orës policore.Shtatë persona u arrestuan në kryeqytetin Ankara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Turqia ka vendosur një shtetrrethim triditor në 31 provinca, përfshirë Stambollin dhe Ankaranë duke filluar të enjten pas mesnate për të penguar përhapjen e COVID-19, i cili ka marrë 3 174 jetë në vend.Festimet e para zyrtare të Ditës së 1 Majit në Turqi u mbajtën në vitin 1923.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vitin 1977, gjatë protestave me rastin e kësaj dite në sheshin ”Taksim” të Stambollit humbën jetën 34 persona dhe u plagosën 136 të tjerë.//ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?