Turqi-Greqi, gjuhë konflikti për të drejtat e kërkimit në det

Athina është përgjigjur me një gjuhë të ashpër ndaj Ankarasë, e cila ka shtyrë edhe dhjetë ditë të tjera Navtex-in e saj për bllokimin e një zone detare pranë ishullit grek Kastelorizo ku do të kryejë kërkime për gaz natyror anija turke “Oruc Reis”. Komisioni Europian ka vazhduar edhe mesditën së martës të kërkojë zbutje të tensioneve dhe të ripërsërisë qëndrimin e Brukselit në konfliktin greko-turk për përkatësinë e zonave detare në Medheun lindor të pasura me gaz e naftë.

“Mesazhi është i qartë, afatet dhe gjithashtu masat janë të qarta dhe shpresojmë që kjo të merret parasysh nga partnerët dhe miqtë turq dhe të fillojnë të punojnë në përputhje me rrethanat në mënyrë që të mos duhet të kalojmë në rrugën alternative të masave kufizuese”, tha Peter Stano.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan është përgjigjur me një fjalim të fundit se është e padrejtë të përpiqesh te mbash Turqinë të mbyllur vetëm në vijën e saj bregdetare, pa të drejta për detin, pavarësisht nga shtrirja e saj e madhe , për shkak të një ishulli prej 10 kilometrash katrorë. Ndërsa ka kritikuar përsëri vendet europiane që i dalin krah Greqisë së pafuqishme, siç e ai e ka karakterizuar.

Parisi i ka dalë në krah Athinës dhe ministri i Jashtëm francez ka deklaruar se përgjigjja ndaj një politike të paarsyeshme dhe ofensive do të duhet të jetë nga ana e gjithë komunitetit europian pasi kërcënohen sovraniteti dhe interesat e BE.

SHKARKO APP