Turqi, numërohen 90% e votave. Erdogan humb ndjeshëm terren

Në Turqi u mbajtën zgjedhje presidenciale dhe ato parlamentare, një proces krejtësisht i rregullt dhe pa incidente të mëdha, ndërsa vijon me ritme të larta numërimi i votave, teksa deri në orën 22:00, janë numëruar 90% e votave.

Deri më tani kryeson Erdogan me 49.86%, por kundërshtari i tij politik Kilicdaroglu po e ngushton diferencën me 44.38% të votave. Minutë pas minute, ndërsa më shumë numërime përfshihen në rezultatet zyrtare, tendenca tregon se epërsia fillestare e Tayyip Erdogan po zvogëlohet dhe përqindja e Kemal Kilicdaroglu po rritet.

Numërimi i rreth 90% të votave pothuajse pesë orë pas mbylljes së qendrave të votimit në Turqi (17:00), kjo shifër tregon se numërimi zyrtar po ecën me ritme shumë të shpejta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?