“Turqi, Policia përdor tortura çnjerëzore dhe rrëmben persona”

Human Rights Watch së fundmi ka publikuar një raport për Turqinë, në të cilin theksohet se policia ka përdorur tortura çnjerëzore ndaj të arrestuarve dhe është e përfshirë në rrëmbimin e personave, thekson BBC. Në raportin prej 43 faqesh theksohet se gjatë marrjes në pyetje, policia turka ka ushtruar dhunë dhe ka përdorur tortura çnjerëzore ndaj të pandehurve, ndërsa në raport i kushtohet një rëndësi e veçantë dhe dëshmive të 11 personave të torturuar në mënyra nga më çnjerëzore dhe 5 rasteve të tjera të rrëmbimit të personave.

Reporterët e HRW kanë kontaktuar me personat e dhunuar, të afërmit dhe avukatët e tyre dhe nga të gjitha rastet e kontaktuara, përveç një personi, ndaj të gjithë të ndaluarve të tjerë të pyetur rezulton se në 7 muajt e fundit janë përdorur tortura çnjerëzore gjatë marrjes në pyetje. Sipas, raportit pas tentativës së grushtit të shtetit dhe arrestimeve të vitit të fundit, vihet re një rritje e thkesuar e përdorimit të torturave gjatë marrjes në pyetje të të ndaluarve, ndërsa nuk mungojnë dhe rastet e rrëmbimit të personave nga policia.

Drejtori për Europën dhe Azinë Qëndrore nëHRW, Hugh Ëilliamson, tha se “qeveria turke duhet të nisë menjëherë hetimet për akuzat në fjalë dhe duhet t’i japë fund përdorimit të torturës”. Sipas raportit të HRW, rastet më të shpeshta të përdorimit të dhunës janë ato ndaj personave të akuzuar si mbështetës të Gylenit dhe ndaj personave të akuzuar për lidhje me PKK-në.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raporti gjithashtu thekson se “në të dhënat e gjykatës dhe regjistrat e tjerë, nënvizohet fakti se ndaj personave të ndaluar, gjatë marrjes në pyetje, vetë të pandehurit kanë deklaruar se ndaj tyre është ushtruar dhunëçnjerëzore, mirëpo as prokurorët dhe as gjykatat nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për hetimin e rasteve të përmendura dhe vënien para përgjegjësive të personave përgjegjës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për këtë çështje BBC ka kontaktuar dhe një zyrtar të Ministrisë së Brendshme, i cili nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment për këtë temë.

Ndërkaq, raporti thekson se në muajin gusht, pas disa rasteve të rrëmbimit të personave, HRW përmes një letre publike i ka kërkuar shpjegime Ministrit të Drejtësisë, Abdylhamit Gyl për rastet në fjalë, por që nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ministry.

Në raport janë dhënë detaje nga deklaratat e personave të abuzuar, siçështë rasti i 37-vjeçarit Hasan Kobalaj, i cili thotë se është zhveshur lakuriq, i kanë lidhur sytë dhe duart me pranga dhe në këtë gjendje është mbajtur për një periudhë të gjatë kohë nën ujin e ftohtë.

Raporti përmend dhe një rast të ushtrimit të dhunës ndaj disa personave të dyshuar si të implikuar në një sulm me raketa në Shemdinli dhe sipas dëshmive policia ka ushtruar dhunë ndaj tyre në fshatin Shapatan të qytezës Shemdinli. Sipas raportit, njëri prej fshatarëve është hedhur nga ballkoni nga njëri prej policëve dhe është lënë aty duke menduar se është i vdekur.

Ndërkohë, sipas raportit, disa prej të ndaluarve, janë marrë nga ambientet e paraburgimit dhe janë dërguar në drejtoritë e policisë pa njoftuar familjare dhe ndaj tyre është ushtruar dhunë fizike gjatë marrjes në pyetje, për periudha të gjatë kohore deri në 6 javë. Në raport, përmenden dhe raste të shumta të përdhunimeve dhe përdorimit të metodave çnjerëzore. Në raport, janë publikuar dhe rastet e dokumentuara të ushtrimit të dhunës.

Sipas, HRW akuzat dhe pretendimet e të ndaluarve nuk janë hetuar asnjëherë. Në një rast të veçantë nëTrabzon, në përgjigje të denoncimit për përdorim të dhunës gjatë marrjes në pyetje, theksohet se veprimet e kryera gjatëperiudhës së gjendjes së jashtëzakonshme nuk ekziston asnjë veprim që bie në kundërshtim me ligjin”.

Në pjesë e dytë të raportit, HRW i kushton një rëndësi të veçantë dhe rrëmbimit të personave dhe zhdukjen e tyre pa asnjë gjurmë. Sipas raportit, Onder Asan, një mësues 41-vjeçar më 31 mars 2017 është rrëmbyer dhe është mbajtur në një prej institucioneve të paraburgimit, pasi akuzohej si mbështetës i lëvizjes Gylen. Gjatë kësaj periudhe ndaj tij është ushtruar dhunë dhe nuk i është ofruar ushqim.

Përveç rastit të Onder Asan, raporti përmend dhe 4 raste të tjera të rrëmbimit të personave. Kjo ka qenë një nga pikët kryesore dhe në raportin e vitit të kaluar, por që është hedhur poshtë nga Ministria turke e Drejtësisë dhe Ministria e Brendshme. Përfundimet e raportit, të dy ministritë i kanë cilësuar si të ndikuar nga individë që mbështesin lëvizjen Gylen. Megjithatë, Ministria e Drejtësisë theksonte se një njësi e veçantë e kësaj ministria po hetonte të gjitha rastet e përmendura në media dhe rezultatet do të publikoheshin në media.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?