Turqi-SHBA, në prag përplasje ushtarake në Siri

Gazeta turke “Hurriyet” shkruan sot se se trupat ushtarake ruse po largohen nga Afrin, rajoni risian, ku mendohet të ketë qendrën forca kufitare e krijuar nga SHBA e që do të ketë si bërthamë trupat kurde.

Vendimi i Moskës vjen një ditë pas bisedimeve mes Rusisë dhe Ankarasë, të cilat u zhvilluan në nivel ushtarak dhe të shërbimeve sekret.

Konkretisht mes shefit të Shtabit të Ushtrisë turke, gjeneralit, Hulusi Akar, kreut të shërbimit sekret, Hakan Fidan me shefin e Shtabit të Ushtrisë ruse, general, Valery Gerasimov.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trupat ruse raportohet se janë tërhequr drejt distrikteve Nubul dhe Zahra të cilat janë nën kontrollin e forcave qeveritare të Sirisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mendohet se Rusia mban të dislokuara rreth 300 trupa në Afrin, rajon kufitar me Turqinë dhe që kontrollohet në masë dërrmuese nga Njësitë e Mbrojtjes Popullore – peshmerga, që cilësohen nga Ankaraja zyrtare si milici e Partisë Punëtore të Kurdistanit, sipas saj organizatë terroriste.

Koordinimi mes të dyja vendeve u njoftua dje publikisht nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavuşoğlu, që në një intervistë për CNN, tha se “ne duhet të jemi të kujdesshëm që të shmangim aksidentet”.

Turqia ka kërkuar përdorimin e hapësirës ajrore siriane për të ndërmarrë operacionin ushtarak që synon qartë eliminimin pa nisur mirë të forcës kufitare kurde, e cila është ideuar dhe po ngrihet nga SHBA.

Ajo konsiston në 30 000 trupa dhe është parë nga Turqia si kërcënim direkt për sovranitetin e saj afatgjatë.

Ankaraja mendon se kjo trupë hedh bazën e një shteti kurd dhe opsioni ushtarak është tanimë në tryezë.

Nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë ky me siguri do të shënonte nisjen e një konflikti të armatosur mes dy anëatrëve të NATO-s, Turqisë dhe SHBA-së.

Është me rëndësi të theksohet se në kuadër të zhvillimeve të fundit, Damasku zyrtar e ka cilësuar prezencën amerikane në vend si akt agresioni, por nuk ka përcjellë të njëjtin qëndrim edhe për ndëryrjen eventuale turke, që cenon sovranitetin po me gjasë i shërben edhe llogarive cinike të Assadit për eliminimin e një poblemi territorial, por edhe me kosto të shtuara për SHBA që prej kohësh nuk e duan më në pushtet. Respublica.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?