Turqi, shtypet protesta studentore

Policia turke shtypi demonstratat e studentëve duke arrestuar disa prej tyre dhe mbështetësit politikë në qytete të ndryshme të vendit.

Studentët prej një muaji kundërshtojnë emërimin e rektorit të universitetit të tyre, me arsyen se ka lidhje politike me presidentin, Rexhep Taip Erdoan, dhe punon për interesa të tij.

Të enjten të rinjtë ishin mbledhur ta denonconin zgjedhjen e rektorit, me përkrahjen e pjesëtarëve nga partitë e majta opozitare.

Forcat e rendit përdorën forcën për të shpërndarë turmat e mbledhura pa leje në Stamboll.

Protestat janë zbehur ditët e fundit pas injorimit nga qeveria, por arrestimi në fundjavë i katër studentëve të universitetit elitar “Bogaziçi”, i nxiti ato sërish, edhe më dhunshëm.

Shkak u bë një punim artistik i studentëve, ku një vend i shenjtë islam paraqitej i rrethuar me flamurët “LGBT”.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështetin kauzën e studentëve dhe e kanë dënuar retorikën anti-LGBT në vend, të cilën duket se po e nxit edhe presidenti Erdogan.

“Të rinjtë tanë duam t’i çojmë nga e ardhmja, jo si të rinjtë LGBT, jo si ata që vandalizojnë, por si të rinjtë e të kaluarës së lavdishme të kombit tonë.”

Lideri i opozitës në Turqi kërkoi të martën dorëheqjen e rektorit të universitetit Bogaziçi, ndërsa apeloi qeverinë të mos i etiketojë studentët si terroristë pse po ushtrojnë të drejtën e protestës.

SHKARKO APP