Turqi, sot vendoset kush do jetë presidenti për 5 vitet e ardhshme

Këtë të diel mbahet raundi i balotazhit në Turqi, i cili do vendosë se kush do ta udhëheqë vendin në 5 vitet e ardhshme.

Mbi 60 milionë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhim midis presidentit aktual, Recep Tayyip Erdogan, dhe kandidatit të koalicionit opozitar, Kemal Kilicdaroglu.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 08:00, sipas kohës lokale, dhe do të mbyllen në orën 17:00. Rezultatet e para jozyrtare të rundit të balotazhit pritet të dalin mbrëmjen e së dielës.

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, që u mbajtën më 14 maj, Erdogan doli i pari duke fituar 49.5 për qind të votave, ndërkaq Kilicaroglu arriti të merrte 44.9% të votave.

SHKARKO APP