Turqia bën gati avionët luftarak F-16 për në Qipro

Turqia po shqyrton mundësinë e dislokimit të avionëve luftarakë F-16 Fighting Falcon në ishullin e Qipro, në kuadër të planeve të sigurisë që lidhen me Republika Turke e Qipros Veriore, territor i vetëshpallur që njihet vetëm nga Ankaraja.

Lajmi është raportuar nga media turko-qipriote, të cilat citojnë burime nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë. Sipas këtyre burimeve, për shkak të zhvillimeve të fundit në rajon, po hartohen gradualisht plane për forcimin e sigurisë në Qipron Veriore.

Një nga opsionet që po shqyrtohet është edhe vendosja e avionëve luftarakë F-16 në këtë territor, si pjesë e një strategjie më të gjerë për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burimet theksojnë se këto plane janë ende në fazën e vlerësimit dhe po analizohen në kontekstin e zhvillimeve rajonale dhe të nevojave të reja të sigurisë që, sipas Ankarasë, po evoluojnë në rajonin e Mesdheut Lindor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çështja e sigurisë në Qipron Veriore mbetet një temë e ndjeshme në marrëdhëniet ndërkombëtare, pasi territori është i njohur vetëm nga Turqia dhe konsiderohet nga komuniteti ndërkombëtar si pjesë e Republikës së Qipros.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?